Zgjedhjet në Kosovë/ Arrihet dakordësia, LDK garon me listë të përbashkët me Vjosa Osmanin! Abdixhiku: Bashkim i madh!

Zgjedhjet në Kosovë/ Arrihet dakordësia, LDK garon me listë të përbashkët me Vjosa Osmanin! Abdixhiku: Bashkim i madh!

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që të kandidojë në një listë të përbashkët me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj force politike, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj force politike. “Me votim në këtë trup u dakordësuam që këtë të shtunë të thërrasim Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për t’i finalizuar proceset. Pikë ishte edhe bashkimi i madh për të cilin jemi angazhuar. U dakorduam të formalizojmë me Vjosa Osmanin garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme”, tha mes të tjerash Abdixhiku. Ndërkohë në ditët në vijim pritet të bëhet publike edhe skema sesi do të arrihet ‘bashkimi’ mes LDK-së dhe Vjosa Osmanit (pra nëse do të jetë vetëm Osmani...