Zgjedhjet e 7 qershorit/ Serbia ndërhyn në Kosovë, Beogradi u bën presion votuesve serbë
Serbia ka vazhduar me presion ndaj qytetarëve serbë të Kosovës, para zgjedhjeve të shtatë qershorit. Ditë më parë, shtatë persona u arrestuan në Graçanicë nën dyshimet për presion, kërcënim e shantazh ndaj vullnetit të lirë të votuesve. Drejtori i Institutit për Hulumtime të Luftës Hibrid, “Octopus”, Arben Fetoshi, thotë se kjo ndërhyrje e Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë është strategji për të instrumentalizuar komunitetin serb. “Kjo është strategji e njohur e Serbisë për instrumentalizimin e komunitetit serb në Kosovë, për shkak se ata vazhdojnë ta përdorin si mjet politik kundër Republikës së Kosovës, kundër rendit kushtetues”, tha drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi. Ndërhyrja në zgjedhjet në Kosovë vjen përmes formave të ndryshme, e së fundmi me largimin nga puna në institucionet paralele të...
Burimi:
sot.com.al