Vuçiç: Serbia mund të jetë përparësi strategjike për SHBA-në
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se Serbia e kupton vizionin e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe shtoi se kreu i Shteteve të Bashkuara dhe bashkëpunëtorët e tij janë të gatshëm “ta dëgjojnë qëndrimin e Serbisë”. Në një opinion për Fox News, më 22 maj, Vuçiç shkroi se Serbia i ofron SHBA-së “thellësi strategjike, stabilitet politik dhe një qeveri të orientuar drejt zbatimit, e jo ideologjisë”. Presidenti i Serbisë, shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por që ruan edhe lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën – tha se “marrëdhënia unike midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara mund të shërbejë si përparësi kyç për stabilitetin dhe rritjen e gjithë kontinentit”. Vuçiç shtoi se Serbia ndodhet në kryqëzimin e “korridoreve kritike energjetike, të transportit dhe atyre...
Burimi:
vizionplus.tv