Vuçiç falënderon Republikën Serbe për qëndrimin ndaj Kosovës: Vetëm falë saj Bosnja nuk e njohu pavarësinë!

Vuçiç falënderon Republikën Serbe për qëndrimin ndaj Kosovës: Vetëm falë saj Bosnja nuk e njohu pavarësinë!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shprehu mirënjohjen ndaj Republikës Serbe se ka penguar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Bosnja dhe Hercegovina. “Jemi shumë mirënjohës ndaj Republikës Serbe për afërsinë që ka ruajtur me ne. Vetëm falë Republikës Serbe, Bosnja dhe Hercegovina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, përndryshe në Sarajevë dhe Mostar mezi do të prisnin ta bënin këtë”, tha Vuçiç gjatë vizitës së tij në Republikën Serbe, ku po merr pjesë edhe në aktivitetet përkujtimore për operacionin “Oluja”. Sipas presidentit serb, pozicioni i Republikës Serbe ka qenë vendimtar që Bosnja dhe Hercegovina të mos ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës. Në fjalën e tij, Vuçiç foli edhe për politikat e ndjekura gjatë drejtimit të Serbisë. Ai tha se nuk ka arrestuar serbë për t’i...