Vjehrra ekzekuton me dy plumba në kokën nusen 25-vjeçare, dyshonte se tradhtonte djalin! Pas krimit, gruaja pret policinë duke pirë cigare
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Stamboll, ku 25-vjeçarja Bursin Sahin është vrarë nga vjehrra e saj, 58-vjeçarja Menekshe K.. Sipas mediave turke, ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës, kur 58-vjeçarja e ka qëlluar nusen e saj dy herë në kokë, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Raportohet se pas krimit, autorja ka dalë në ballkonin e banesës dhe ka bërtitur: “Vrava nusen, pastrova nderin tim”, ndërsa priste mbërritjen e policisë duke pirë cigare. Sipas të njëjtave burime, motivi i krimit lidhet me dyshimet e 58-vjeçares se nusja po tradhtonte djalin e saj, i cili ndodhet në burg prej gjashtë vitesh. Gjatë dëshmisë, ajo ka deklaruar se pati një debat me viktimën, duke e akuzuar për tradhti, dhe pasi kjo e fundit nuk reagoi,...
Burimi:
syri.net