Tragjedi në Pire/ Çifti i ri gjendet i pajetë në makinë, dyshohet se u helmuan nga monoksidi i karbonit

Tragjedi në Pire/ Çifti i ri gjendet i pajetë në makinë, dyshohet se u helmuan nga monoksidi i karbonit

Një tragjedi e rëndë ka tronditur Pireun mëngjesin e kësaj të marte, ku një 28-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 24-vjeçare u gjetën të pajetë brenda makinës së tyre, të parkuar në garazhin e pallatit ku banonin. Fillimisht, autoritetet greke dyshuan për një ngjarje kriminale, por vlerësimi paraprak i mjekut ligjor ka përjashtuar shenjat e dhunës. Sipas hetimeve të deritanishme, çifti dyshohet se humbi jetën nga helmimi me monoksid karboni, pasi automjeti kishte motorin dhe kondicionerin të ndezur në një ambient të mbyllur. Sipas mediave greke, makina ishte e parkuar në garazhin e ndërtesës, ndërsa gazrat toksikë u grumbulluan në kabinën e automjetit, duke bërë që dy të rinjtë të humbnin ndjenjat dhe të ndërronin jetë pa u vënë re nga askush. Rreth orës 07:30, një...