Stuhia e fuqishme prek edhe Vraniqin e Suharekës, erërat e forta shkaktojnë dëme të mëdha

Stuhia e fuqishme prek edhe Vraniqin e Suharekës, erërat e forta shkaktojnë dëme të mëdha

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë fshatin Vraniq të komunës së Suharekës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në prona private dhe biznese. Sipas informacioneve të siguruara nga banorët, erërat e forta kanë shembur kosheret e bletëve, ndërsa shtrëngatat kanë rrëzuar dhe thyer pemë në disa zona të fshatit. Përveç kësaj, janë dëmtuar çatitë e një numri biznesesh dhe banesash, si pasojë e fuqisë së madhe të erës. Pamjet e siguruara nga banorët tregojnë forcën goditëse të stuhisë, e cila ka shkaktuar shqetësim dhe dëme materiale në zonë. Sipas banorëve, moti i lig ka nisur që nga dita e djeshme, ndërsa gjatë pasdites së sotme është intensifikuar edhe më shumë, duke përkeqësuar situatën. Deri më tani nuk ka raportime zyrtare për persona të lënduar, ndërsa pritet...