Si u bë nipi i Ramzan Kadyrovit shtetas i Serbisë për katër ditë?

Si u bë nipi i Ramzan Kadyrovit shtetas i Serbisë për katër ditë?

Jakub Zakriyev, nipi i presidentit të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ishte shtetas i Serbisë vetëm katër ditë. Qeveria e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se përse iu dha shtetësia dhe më pas iu hoq nipit të liderit të republikës ruse dhe bashkëpunëtorit të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin. Zakriyev ndodhet në listën e sanksioneve të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, për shkak të përfshirjes në institucionet ruse. Nën sanksione nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian është edhe lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, i cili prej vitesh përballet me akuza për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, përfshirë rrëmbime, tortura, vrasje dhe përndjekje të komunitetit LGBT. Vendimin për t’i dhënë shtetësinë nipit të tij e nënshkroi më 24 prill kryeministri...