No Image Available

Si të plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit, në Kosovë/ KQZ shpjegon hapat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar mënyrën si duhet të plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit. Në një postim në Facebook, KQZ-ja ka renditur hapat rreth këtij procesi. Si të plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës Shënjoni vetëm një subjekt politik Mund të shënjoni deri në 10 kandidatë të atij subjekti Paloseni fletëvotimin para se të largoheni nga kabina dhe më pas vendoseni në kutinë e votimit.