Shtyrja e aktgjykimit për ish-krerët e UCK-së/ Përplasje mes gazetares dhe Rexhajt: Ndërkombëtarët kanë çliruar Kosovën
Paneli gjyqësor i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë e ka shtyrë edhe për të paktën dy muaj shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në gjyqin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Një përplasje ka ndodhur në një studio televizive mes shkrimtarit Albatros Rexhaj dhe gazetares Esmeralda Mulaj, sa i përket ndikimit të ndërkombëtarëve në këtë proces. Pjesë nga debati- Rexhaj: Ndërkombëtarët punojnë me stereotipe. Ata krijojnë një stereotip dhe ai stereotipi me shqiptarët duhet të merret në konkluzion siç e duan ata. Edhe në Shqipëri, njerëzit duhet të mendojnë mirë përpara se të pranojnë çorbën ndërkombëtare. Qoftë SPAK-u ose diçka tjetër, janë disa stereotipe që këta të gjithë janë të korruptuar, të gjithë merren me drogë… Mulaj:...
Burimi:
sot.com.al