SHBA-ja zyrtarizon pjesëmarrjen në EXPO 2027 në Beograd
Nënsekretarja për diplomacinë publike e Departamentit amerikan të Shtetit, Sara B. Rogers, nënshkroi të hënën në Beograd marrëveshjen për pjesëmarrjen e SHBA-së në ekspozitën ndërkombëtare EXPO 2027. “Ekspozitat botërore ofrojnë mundësi për angazhim dhe frymëzim të publikut global, për promovimin e interesave ekonomike dhe tregtare të SHBA-së, si dhe për shfaqjen e ekselencës amerikane”, njoftoi më herët Departamenti amerikan i Shtetit. EXPO 2027 është planifikuar të zhvillohet nga 15 maji deri më 15 gusht 2027 në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. Serbia zgjodhi temën: Loja për Njerëzimin: Sport dhe Muzikë për të Gjithë. Gjatë vizitës në Beograd, Rogers do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se ajo do të takohet edhe me anëtarë të Qeverisë së Serbisë, me të...
Burimi:
syri.net