Sekuestrohen mbi 100 kg drogë në Itali, përfundon në pranga shqiptari
Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane gjatë një operacioni në Luginën Vibrata. Ai u kap në flagrancë duke trafikuar lëndë narkotike. Gjatë kontrollit ndaj tij u gjetën dhe u sekuestruan mbi 100 kilogramë drogë të llojeve të ndryshme, përfshirë hashash, kokainë dhe heroinë, si edhe një sasi e konsiderueshme mjete prerëse. Vlera e lëndës narkotike në treg, nëse do të shitej me pakicë, llogaritet të kalojë 5 milionë euro. Autoritetet italiane bëjnë me dije se detajet e operacionit po mbahen ende konfidenciale, pasi hetimet janë në vijim me qëllim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Shqiptari u arrestua dhe u akuzua për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen e tyre. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv