Sarajeva përkujton fëmijët e vrarë gjatë rrethimit 1992-1995
Në Kantonin e Sarajevës, 5 maji është ditë zie në kujtim të fëmijëve të vrarë të Sarajevës gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, në vitet ’90. Sipas të dhënave zyrtare, 1.601 fëmijë u vranë gjatë katër vjetëve të rrethimit të Sarajevës (1992-1995). Sipas vendimeve të gjykatave ndërkombëtare dhe vendore, së paku 53 prej tyre janë vrarë nga snajperët, ndërsa më shumë se 14 mijë janë plagosur. Për krimet ndaj fëmijëve të kryera gjatë rrethimit, deri më tani nuk është mbajtur askush përgjegjës. Qeveria e Kantonit të Sarajevës, në vitin 2019, ka marrë vendim që 5 maji të shënohet si Dita e Kujtimit për Fëmijët e Vrarë të Sarajevës. Muzeu Historik i Bosnje dhe Hercegovinës, që nga shkurti i vitit 2020, po mbledh sende personale të...
Burimi:
syri.net