REL: Tregu i përbashkët Evropian dhe a mund t’i bashkohet Kosova?
Kosova, dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, morën një lajm shpresëdhënës këtë javë, kur disa vende të Bashkimit Evropian (BE) dolën me një nismë për futjen e tyre në Tregun e Përbashkët Evropian, për t’i shtyrë përpara në rrugën e tyre drejt anëtarësimit të plotë në BE. Çfarë e bën këtë nismë më serioze, sipas ekspertëve me të cilët foli Radio Evropa e Lirë, është gatishmëria e udhëheqësit të njërit prej vendeve kryesore të BE-së, kancelarit gjerman Friedrich Merz, për ta çuar përpara atë. Në një dokument jopublik, dërguar vendeve anëtare, Austria, Çekia, Italia, Sllovakia dhe Sllovenia propozuan që vendet e Ballkanit Perëndimor të futen gradualisht në Tregun e Përbashkët, duke besuar se kjo do ta ruante vrullin në procesin e zgjerimit të BE-së,...
Burimi:
sot.com.al