Refuzohet kërkesa e 5 prokurorëve serbë për t’u rikthyer në Prokurorinë e Mitrovicës së Veriut
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka refuzuar kërkesën e pesë prokurorëve serbë për t’u rikthyer në vendet e tyre të punës në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës së Veriut. Vendimi u mor në mbledhjen e së hënës të KPK-së. Anëtari i KPK-së, Dardan Vuniqi, argumentoi se rikthimi i tyre do të krijonte standarde të dyfishta ndaj prokurorëve që kanë vijuar punën pavarësisht presioneve. “Çfarë mesazhi u dërgojmë prokurorëve që kanë mbetur në detyrë, që kanë përballuar presione dhe sfida të ndryshme, nëse ne kërkojmë një rrugë të tillë të privilegjuar për ata që janë larguar me vullnetin e tyre? Institucionet ndërtohen mbi përgjegjësinë dhe vazhdimësinë, jo mbi standarde të ndryshme”, u shpreh Vuniqi. Anëtarët e KPK-së ishin të ndarë në qëndrimet e tyre. Kundër refuzimit votuan...
Burimi:
sot.com.al