Radio komunikimi, pankarta dhe dyshime për destabilizim – Ja çfarë u gjet tek 87 serbët e ndaluar në Tivat

Radio komunikimi, pankarta dhe dyshime për destabilizim – Ja çfarë u gjet tek 87 serbët e ndaluar në Tivat

Një incident i pazakontë ka shënuar përgatitjet për Samitin BE–Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tivat, pasi autoritetet malazeze kanë ndaluar hyrjen në vend të 87 shtetasve serbë që mbërritën me një fluturim çarter nga Beogradi. Sipas institucioneve të sigurisë së Malit të Zi, personat në fjalë janë identifikuar si individë me interes për sigurinë dhe prania e tyre në territorin malazez është vlerësuar si rrezik potencial për rendin publik dhe sigurinë kombëtare në prag të një prej ngjarjeve më të rëndësishme ndërkombëtare që zhvillohet në vend. Fluturimi mbërriti në Aeroportin e Tivatit paraditen e së mërkurës, por pas kontrolleve dhe verifikimeve të kryera nga strukturat e sigurisë, autoritetet vendosën t’i kthenin të gjithë pasagjerët në Beograd vetëm pak orë më vonë. Në një deklaratë...