Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, media bullgare: Shkupi përzien botën serbe me albanofobinë

Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, media bullgare: Shkupi përzien botën serbe me albanofobinë

Protesta e studentëve shqiptarë për gjuhën shqipe në Shkup, ku përveç atyre të Maqedonisë së Veriut, pjesë u bënë edhe ata nga Kosova e Shqipëria, ka marrë një vëmendje të madhe edhe jashtë RMV-së. Media bullgare, BGNES nuk u kursye, duke e nisur artikullin e saj me titullin: “Shkupi përzien botën serbe me albanofobinë” dhe më pas vazhdon duke shkruar: “Mickoski zgjodhi rrugën e mashtrimeve politike”. “Ditët e fundit, Maqedonia e Veriut ka qenë skenë e një krize politike, etnike dhe diplomatike që po thellohet. Kërkesa e studentëve shqiptarë të drejtësisë për të dhënë provimin shtetëror të jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare është bërë katalizator për ngjarje që zbulojnë çarje të thella në shoqëri. Reagimet e aparatit shtetëror në Shkup – nga ndalimi i...