Përfundon rinumërimi i votave për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, ja mandatet që morën partitë dhe kandidatët…

Përfundon rinumërimi i votave për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, ja mandatet që morën partitë dhe kandidatët…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar rinumërimin e 185 vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, të cilat i fitoi Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media tha se ky institucion teknikisht është gati të shpallë rezultatet përfundimtare, por sipas ligjit, duhet fillimisht të konsumohet afati prej 48 orësh që palët kanë për të dorëzuar ankesat eventuale për rinumërimin që përfundoi. Ky afat nis nga ora 12:00 e së premtes. Në rast se ka ankesa, ato më pas shqyrtohen nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme. Rinumërimi u bë me vendim të KQZ-së bazuar në Rregullore zgjedhore për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, që synon të adresojë problemet eventuale...