Një vit qeveria Merz dhe qasja ndaj Ballkanit Perëndimor
Përgjigjet janë të ndryshme në varësi të asaj se kë pyesni në Berlin. Një vit pas marrjes së drejtimit nga qeveria kristiandemokrate-socialdemokrate e Friedrich Merz pjesa më e madhe e qytetarëve janë të pakënaqur me punën e saj. Por në këto konstatime mbizotërojnë çështjet që lidhen me planin e brendshëm politik, politika e jashtme nuk luan ndonjë rol të madh. Megjithatë kjo qeveri si dhe qeveria e mëparshme e socialdemokratit Olaf Scholz po përballet me sfida të shumta, kryesisht për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës. Kësaj i shtohen krizat e vazhdueshme në Lindjen e Mesme, të cilat, sidomos kriza e fundit e Iranit, po prekin gjithnjë e më shumë Evropën dhe ekonominë e saj më të madhe, Gjermaninë. Heqja e funksionit të Ngarkuarit të Posaçëm sinjal i keq...
Burimi:
syri.net