Një person dënohet me dy vjet burgim për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me dy vjet burgim Sllobodan Radenkoviqin, për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan në maj të vitit 2023. Përveç dënimit unik prej dy vjetësh, ndaj tij po ashtu u shqiptua një gjobë prej 15 mijë eurosh, raporton Betimi për Drejtësi – media e specializuar në raportime nga fusha e drejtësisë. Dënimi u shqiptua të mërkurën, më 29 prill, pasi Radenkoviq arriti marrëveshje për pranim të fajësisë me Prokurorinë Speciale të Kosovës. Radenkoviqi u dënua me burgim për veprën penale të sulm ndaj personit zyrtar, ndërkaq dënimi për veprën e pjesëmarrjes në turmë që kryen veprën penale të huliganizmit iu zëvendësua me gjobë. Ai është në paraburgim që nga 14 janari i këtij viti dhe në dënim do...
Burimi:
vizionplus.tv