Një e-mail, zbardh tragjedinë e bankës pas 16 vitesh/ Dy persona në pranga, një tjetër në kërkim
Pas 16 vitesh, autoritetet greke kanë shënuar një zhvillim të rëndësishëm në hetimet për sulmin me zjarrvënie ndaj degës së bankës Marfin në Athinë, një ngjarje që më 5 maj 2010 tronditi Greqinë dhe shkaktoi vdekjen e tre punonjësve. Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar arrestoi dy 42-vjeçarë gjatë operacioneve të zhvilluara në zonat Kypseli dhe Chalandri, në zbatim të urdhër-arresteve të lëshuara nga autoritetet. Ndërkohë, një grua 46-vjeçare është shpallur në kërkim ndërkombëtar për të njëjtën çështje. Sipas autoriteteve, ajo është larguar drejt Mbretërisë së Bashkuar gjashtë vite më parë, ku jeton prej asaj kohe. Për të është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe autoritetet britanike janë informuar për ekzekutimin e tij. Hetimet për tragjedinë u rihapën pasi policia mori një email anonim, në...
Burimi:
sot.com.al