Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit
Këshilltari joformal për çështje fetare i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pastori Mark Burns, po qëndron për vizitë në Manastirin e Deçanit – manastir mesjetar i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Sipas njoftimit të Kishës Ortodokse Serbe, igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, e njohu Burnsin me “historinë e pasur të kësaj faltoreje, e cila ndodhet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s”. Burns mbërriti në Kosovë më 5 korrik, ku, në shoqërinë e patriarkut serb Porfirije, vizitoi edhe Patriarkanën e Pejës. “Nuk kam ardhur për të thelluar ndarjet. Kam ardhur të dëgjoj, të lutem dhe të mbështes paqen, pajtimin dhe shërimin në mbarë Kosovën dhe Ballkanin. Zoti e mbroftë çdo familje, çdo kishë, çdo manastir dhe çdo komunitet që përpiqet të...
Burimi:
vizionplus.tv