I sanksionuar nga SHBA për lidhje me krimin – Punë të reja ‘shtetërore’ për kompanitë e Zvonko Vesellinoviçit në Serbi

I sanksionuar nga SHBA për lidhje me krimin – Punë të reja ‘shtetërore’ për kompanitë e Zvonko Vesellinoviçit në Serbi

Segmentet e fundit të autostradës që duhet ta lidhë Serbinë me Malin e Zi, janë shpallur prioritete të Qeverisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Megjithatë, pavarësisht premtimeve që zgjasin prej vitesh, këto punime në jugperëndim të Serbisë nuk kanë nisur ende. Por, në zonën e Sjenicës, gërmimet tashmë kanë filluar. Në afërsi të fshatrave pranë rrugës së planifikuar të autostradës, gjatë dy vjetëve të fundit, dy gurore në pronësi kryesisht të kompanive të Zvonko Vesellinoviçit kanë marrë leje shtetërore, tregon një hulumtim i Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë. Dokumentet që i siguroi REL-i, tregojnë se Ministria e Minierave e Serbisë u ka dhënë atyre leje shfrytëzimi. Në dy lokacione të tjera rreth Sjenicës, këto kompani kanë marrë edhe leje për kërkime gjeologjike,...