Gjendet një trup i pajetë në Kretë, mobilizohen autoritetet! Dyshimet e para të policisë
Autoritetet greke janë mobilizuar pas informacioneve se është gjetur një skelet njerëzor në dekompozim të avancuar, në një vend të pjerrët dhe të vështirë në Kretë. Forcat e policisë kanë nxituar në vendngjarje, të cilat kanë bllokuar zonën, ndërsa ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin dhe transportojnë trupin, në kushte veçanërisht të vështira për shkak të terrenit. Sipas mediave greke, është informuar edhe një mjek ligjor nga Rethymno, i cili pritet të udhëtojë në zonë për të vazhduar me autopsinë e parë dhe për të përcaktuar shkaqet e ndarjen nga jeta. Autoritetet tani po përqendrohen në gjetjet e ekzaminimit mjeko-ligjor, i cili pritet të hedhë dritë mbi identitetin e të ndjerit dhe shkaqet e vdekjes. Ata gjithashtu kanë dyshime që skeleti i përket mjekut...
Burimi:
sot.com.al