Gëlltiti sustën e stilolapsit, shpëton mrekullisht 7-vjeçari

Gëlltiti sustën e stilolapsit, shpëton mrekullisht 7-vjeçari

Një incident i rrezikshëm është regjistruar, ku një nxënës 7-vjeçar në Greqi ka qenë në rrezik serioz për jetën pasi gëlltiti një sustë stilolapsi, e cila përfundoi në mushkërinë e tij të djathtë. Fëmija u dërgua me urgjencë në spital nga prindërit, pasi shfaqi kollë të fortë dhe vështirësi në frymëmarrje. Sipas mjekut otorinolaringolog Minas Artopoulos, i cili kreu ndërhyrjen, rasti ishte i veçantë dhe kërkonte veprim të menjëhershëm. “Prindërit më treguan se fëmija, gjatë lojës dhe leximit, kishte futur në gojë një sustë gome që më pas e gëlltiti aksidentalisht. Menjëherë pas kësaj filloi kollë e fortë dhe probleme me frymëmarrjen,” ka deklaruar mjeku. Pas ekzaminimit me rreze X, u zbulua se objekti me përmasa rreth 12 milimetra kishte përfunduar në bronkun kryesor të...