“Erozioni” i marrëveshjes së Ohrit, shqiptarët e Shkupit takim me kongresmenin Self
Vullnet Dervishi dhe Bruno Ceka, themelues të Organizatës Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me organizatën “Albanians for America”, kanë zhvilluar një takim me kongresmenin amerikan Keith Self, kryetar i Nënkomisionit për Evropën, ku u diskutua në detaje situata politike dhe institucionale në Maqedoninë e Veriut. Takimi, i u fokusua kryesisht në atë që organizatorët e cilësuan si “erozion i vazhdueshëm dhe gradual” i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Përfaqësuesit shqiptarë paraqitën para kongresmenit Self dhe stafit të tij një pasqyrë të detajuar të diskriminimit sistematik që, sipas tyre, buron nga zbatimi i pjesshëm dhe selektiv i kësaj marrëveshjeje kyçe për stabilitetin ndëretnik në vend. Pjesëmarrësit ngritën gjithashtu shqetësime për ndikimin në rritje të Rusisë dhe Kinës në rajon, përmes Serbisë, duke paralajmëruar se këto...
Burimi:
sot.com.al