Ekzekutimi i mafiozit grek në Halandri, prangosen 4 persona mes tyre 2 shqiptarë
Policia greke ka arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e mafiozit grek Jorgos Moskouris, ngjarje e ndodhur në prill 2025 në Halandri. Operacioni u zhvillua të martën, më 6 maj, pas një hetimi disamujor nga Departamenti i Vrasjeve. Të arrestuarit dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit mbështetës të autorëve që ekzekutuan 55-vjeçarin jashtë një klinike private në Halandri, më 24 prill 2025. Sipas autoriteteve greke, të arrestuarit janë dy shtetas grekë me origjinë shqiptare, Dhionis Kokoni dhe një person me mbiemrin Jupe, si edhe dy shtetas grekë: Dhimitris Aleksopoulos dhe Aleksandros Petropoulos. Sipas hetimeve, katër të dyshuarit kishin marrë përsipër mbështetjen operative të atentatit, duke siguruar armë, automjete, transport dhe ndihmë logjistike për ekzekutorët e huaj, të cilët dyshohet se mbërritën...
Burimi:
syri.net