Dokumentari që po ‘trondit’ Serbinë, figurat më të njohura serbe rrëzojnë mitet e ngritura prej dekadash, pranojnë…
Një dokumentar i ri sjell në qendër të vëmendjes deklarata të një sërë intelektualësh, politikanësh dhe analistësh nga Serbia, të cilët sfidojnë narrativat zyrtare mbi luftërat e viteve ’90, statusin e Kosovës, ngjarjet në Srebrenicë dhe konceptin e ashtuquajtur të “Botës Serbe”. Në hyrje të dokumentarit theksohet se shpërbërja e ish-Jugosllavisë nuk ishte vetëm një proces politik, por edhe fillimi i luftërave, ideologjive dhe narrativave që vazhdojnë të ndikojnë edhe sot në politikë, media dhe kujtesën kolektive. Autorët theksojnë se dokumentari nuk paraqet akuza, por deklarata të figurave publike nga vetë Serbia që, sipas tyre, rrëzojnë mite të ndërtuara ndër vite. Një nga temat kryesore është vlerësimi i luftërave të viteve ’90. Në dokumentar argumentohet se Serbia nuk arriti objektivat politike në konfliktet në Slloveni,...
Burimi:
sot.com.al