‘Reklamoi’ Urën e Vashës/ Vata – Ramës: S’mund ta përdoresh Klosin për imazh sa herë të të duhet

‘Reklamoi’ Urën e Vashës/ Vata – Ramës: S’mund ta përdoresh Klosin për imazh sa herë të të duhet

Deputetja demokrate e Qarkut Dibër, Denisa Vata ka reaguar pas fotos së publikuar nga kryeministri Edi Rama, ku uronte qytetarët me Urën e Vashës në Klos. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Vata shkruan se dikush duhet t’ia kujtojë Ramës, se Ura e Vashës është Monument Kulture. ‘Nuk mund ta përdoresh Klosin për imazh kur të duhet dhe ta përdorësh “varfërinë” e Klosit si arsye për t’i hequr bashkinë’, shkruan deputetja demokrate. Vata ngre pyetjen se: ‘Si mund të jetë Klosi njëkohësisht një territor me potencial të madh zhvillimi dhe një bashki që qenka aq e pashpresë sa zgjidhja e vetme qenka zhdukja e saj?’.