“Hapni arkivat për të zhdukurit” , Kurti i kërkon Serbisë të ndihmojë në gjetjen e të humburve gjatë luftës

“Hapni arkivat për të zhdukurit” , Kurti i kërkon Serbisë të ndihmojë në gjetjen e të humburve gjatë luftës

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur ,kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi nga Serbia hapjen e arkivave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së Kosovës. Kurti rikujtoi zotimin e Serbisë për bashkëpunim në këtë drejtim, duke vënë theksin te dosjet e Ushtrisë Jugosllave dhe veçanërisht te ato të Brigadës së Motorizuar 37, e cila, sipas tij, ka kryer masakra në Kosovë. “Mos harrojmë edhe deklaratën e 2 majit të vitit 2023, me të cilën Serbia zotohet që do të bashkëpunojë për hapjen e arkivave në mënyrë që të zbardhet e vërteta. Më duhet ta ritheksoj që një ndër dosjet më të rëndësishme që të deklasifikohet është ajo e brigadës së motorizuar ushtarake të Ushtrisë...