“Dialogu strategjik me SHBA-në është alarm për Prishtinën”/ Ish-ministri i Jashtëm: Kosova po humb terren ndaj Serbisë

“Dialogu strategjik me SHBA-në është alarm për Prishtinën”/ Ish-ministri i Jashtëm: Kosova po humb terren ndaj Serbisë

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër pas nisjes së Dialogut Strategjik ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke paralajmëruar se Kosova po izolohet në arenën ndërkombëtare si pasojë e politikës së jashtme të Qeverisë Kurti. Sipas Hoxhajt, fakti që Beogradi po thellon bashkëpunimin strategjik me Uashingtonin, ndërsa Kosova ka mbetur jashtë këtij procesi, përbën një sinjal shqetësues për interesat shtetërore të vendit. “Ndërsa vendi mbahet peng nga politika konfrontuese e Qeverisë Kurti, aleatët tanë strategjikë po thellojnë bashkëpunimin me Serbinë. Kosova ka humbur Dialogun Strategjik me Shtetet e Bashkuara, ndërsa Serbia po e nis të vetin. Ky është një hap prapa me pasoja serioze për interesin tonë shtetëror”, deklaroi ai. Ish-kryediplomati theksoi se pasojat e kësaj situate nuk do...