BE-ja dënon aktivitetet destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor
Bashkimi Evropian tha se i kundërshton aktivitetet destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor dhe shtoi se marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të vazhdojnë si zakonisht, përderisa regjimi i Vladimir Putinit vazhdon agresionin ndaj Ukrainës. Duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet policisë së entitetit të Republikës Sërpska dhe Moskës, Komisioni Evropian i tha Radios Evropa e Lirë se entitetet në Bosnje dhe Hercegovinë kanë të drejtë të zhvillojnë bashkëpunim ndërkombëtar në fushat për të cilat janë përgjegjëse, por se duhet t’i përmbahen plotësisht Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës dhe vendimeve të institucioneve shtetërore. “Politika e jashtme në Bosnje dhe Hercegovinë është kompetencë ekskluzive e shtetit, ndërsa entitetet kanë detyrim kushtetues t’i ndihmojnë institucionet shtetërore në përmbushjen e obligimeve të tyre”, thuhet...
Burimi:
syri.net