Albulena Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht

Albulena Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të publikohet data dhe ora e mbajtjes së seancës së parë konstituive të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës. Haxhiu tha se afati kushtetues për mbajtjen e kësaj seance është deri më 7 gusht, ndërsa ajo pritet të zhvillohet në fillim të muajit. “Afati kushtetues është deri më 7 gusht dhe në fillim të gushtit do të ketë seancë konstituive. Javën e ardhshme ju premtoj që do ta dini ditën e saktë edhe orën e saktë. Dhe kjo është e rëndësishme edhe për deputetët që në seancën konstituive të jenë të gjithë, 120 deputetët, ashtu siç edhe thekson aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Haxhiu. Ajo...