Alarm në Athinë/ Gjendet një valixhe e braktisur, brenda saj ka… mbetje njerëzore

Alarm në Athinë/ Gjendet një valixhe e braktisur, brenda saj ka… mbetje njerëzore

Autoritetet greke janë vënë në alarm pas zbulimit të një valixheje të dyshimtë në rrugën Evelpidon, në zonën e Kypselit, në qendër të Athinës. Sipas informacioneve paraprake, brenda saj janë gjetur pjesë të trupit të një personi. Mediat greke raportojnë se nga valixhja vinte një erë e rëndë, ndërsa dyshohet se një këmbë, që besohet t’i përkasë një burri, ishte e dukshme jashtë saj. Valixhja u zbulua rreth orës 14:00 (me orën greke) të së shtunës nga një person i pastrehë, i cili njoftoi menjëherë policinë. Në vendngjarje mbërritën forca të shumta të Policisë Helenike, ndërsa është thirrur edhe një ekspert mjeko-ligjor për të kryer ekzaminimet e para. Hetuesit kanë marrë dëshminë e personit që bëri zbulimin dhe kanë nisur grumbullimin e pamjeve nga kamerat...