Aksident tragjik/ ‘BMW’-ja përplaset me një kamion dhe përfshihet nga flakët, të paktën katër viktima

Aksident tragjik/ ‘BMW’-ja përplaset me një kamion dhe përfshihet nga flakët, të paktën katër viktima

Një aksident i rëndë dhe me pasoja tragjike ka ndodhur në rrugën Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, gjatë natës. Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një përplasjeje të fortë mes një automjetit të tipit BMË dhe një kamioni me targa të Kosovës, raporton Alsat. Përplasja ka qenë aq e fortë dhe automjeti BMË është përfshirë menjëherë nga flakët, duke bërë të pamundur shpëtimin e katër personave që ndodheshin brenda tij. Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie, zjarrfikës dhe ekipe emergjente.