25-vjeçarja maqedonase shkon të takojë bashkëshortin në burgun e Idrizovës, kontrolli zbulon dhjetëra vezë të…

25-vjeçarja maqedonase shkon të takojë bashkëshortin në burgun e Idrizovës, kontrolli zbulon dhjetëra vezë të…

Autoritetet në Shkup kanë zbuluar një tentativë të pazakontë për të futur drogë në burgun e Idrizovës. Një 25 vjeçare, e cila po vizitonte bashkëshortin e burgosur, kishte shkuar në burg me 60 vezë, në 28 prej të cilave kishte fshehur kokainë dhe maijuanë. Por gjatë kontrollit rutinë, shërbimet e burgut dyshuan te pikerinat e vezëve dhe i kaluan në skaner. Më pas u krye edhe kontroll manual, ku u zbuluan vezët e modifikuara brenda të cilave ishin fshehur qese me lëndë narkotike. Nga kontrolli janë sekuestruar më shumë se 318 gramë marihuanë dhe mbi 142 gramë kokainë. Prokuroria ka hapur procedurë hetimore ndaj 25-vjeçares për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve. Nga hetimet paraprake dyshohet se droga ishte menduar të përfundonte brenda burgut,...