Pyetje e fortë për von der Leyen: Pse BE nuk vepron për Gazën?
Gjatë një takimi mes Komisionit Europian dhe presidencës irlandeze të Këshillit të BE-së, më 3 korrik, nuk pati njoftime konkrete, por u shënuan momente tensioni për shkak të pyetjeve mbi situatën në Gaza dhe Bregun Perëndimor. Një gazetare irlandeze e pyeti drejtpërdrejt presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pse BE-ja po vonon me masa konkrete, përfshirë edhe sanksionet. Von der Leyen u shpreh se BE-ja është “ofruesi më i madh i ndihmës për popullin palestinez në botë”, duke theksuar rolin humanitar të Unionit. Ajo gjithashtu dënoi zgjerimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, duke i quajtur “të papranueshme” dhe dhunën e lidhur me to “të neveritshme”. Megjithatë, kur u pyet për masa konkrete, ajo tha se Komisioni do të paraqesë së shpejti disa opsione,...
Burimi:
javanews.al