Putin viziton Kinën më 19–20 maj, Kremlini: Fokusi në forcimin e partneritetit strategjik me Xi Jinping
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të vizitojë Kinën më 19 dhe 20 maj, njoftoi sot Kremlini. Gjatë kësaj vizite, e cila do të zhvillohet vetëm pak ditë pas vizitës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, presidenti rus do të diskutojë me homologun e tij kinez, Xi Jinping, mënyrat për “forcimin e mëtejshëm të partneritetit të gjithanshëm dhe bashkëpunimit strategjik” mes Rusisë dhe Kinës, sipas të njëjtit burim. Putin dhe presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të shkëmbejnë gjithashtu mendime për çështje të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale, shtoi Kremlini në deklaratën e tij. Putin dhe presidenti kinez janë takuar më shumë se 40 herë gjatë viteve, më së fundi në Pekin në shtatorin e kaluar. Dy liderët kanë nënshkruar një marrëveshje për një partneritet strategjik...
Burimi:
syri.net