Putin shpall armëpushim 2-ditor për Ditën e Fitores, paralajmëron Ukrainën: Nëse sulmoni do godasim me raketa në qendër të Kievit
Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një armëpushim dy-ditor më 8 dhe 9 maj në luftën me Ukrainën, me rastin e festimeve për Ditën e Fitores, dita kur ushtria sovietike fitoi ndaj ushtrisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, sipas agjencive ruse të lajmeve, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes. Sipas deklaratës së Ministrisë ruse të Mbrojtjes, ushtria do të respektojë një armëpushim të njëanshëm më 8 dhe 9 maj “bazuar në vendimin e Udhëheqësit Suprem të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, Vladimir Putin”. Ministria paralajmëroi gjithashtu se nëse Ukraina përpiqet të prishë festimet, “do të ketë një sulm masiv me raketa në qendër të Kievit”. PUTIN DECLARES TWO-DAY CEASEFIRE WITH UKRAINE Russian President Vladimir Putin on Monday declared a two-day ceasefire on May 8-9, 2026,...
Burimi:
top-channel.tv