Putin refuzon takimin me Zelenskin, Ukraina lëshon qindra dronë ndaj territorit të Rusisë
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka refuzuar një propozim nga homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, për bisedime sy më sy për përfundimin e luftës. “Nuk shoh asnjë arsye për t’u takuar. Kjo ka kuptim vetëm për palën ukrainase”, tha Putin. Ai shtoi se një marrëveshje e mundshme armëpushimi vetëm do ta ndihmonte Kievit që të ndalë ofensivën tokësore ruse.Këto deklarata të kreut të Kremlinit vijnë një ditë pasi presidenti ukrainas publikoi një letër të hapur, duke i bërë thirrje Putinit të ndalë luftën, që tashmë është në vitin e pestë, dhe la të kuptohet se Kievi nuk ka ndërmend të dorëzohet. Thirrja e Zelenskyt për rinisjen e procesit të paqes vjen pas përpjekjeve diplomatike të udhëhequra nga presidenti amerikan, Donald Trump, të cilat duket se...
Burimi:
vizionplus.tv