Putin në Pekin, Xi Jinping: Marrëdhëniet Kinë-Rusi në një fazë të re zhvillimi

Putin në Pekin, Xi Jinping: Marrëdhëniet Kinë-Rusi në një fazë të re zhvillimi

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një vizitë zyrtare në Pekin, ku u takua me udhëheqësin kinez Xi Jinping, në kuadër të forcimit të partneritetit strategjik mes dy vendeve. Gjatë takimit të zgjeruar mes delegacioneve, Xi Jinping deklaroi se marrëdhëniet mes Kinës dhe Rusisë kanë hyrë në “një fazë të re me më shumë përparim dhe zhvillim më të shpejtë”, duke theksuar afrimin gjithnjë e më të madh politik dhe ekonomik mes dy fuqive. Nga ana tjetër, Vladimir Putin i cilësoi bisedimet me Xi si “thelbësore”, ndërsa shtoi se partneriteti Rusi-Kinë është “shembullor”. Sipas mediave shtetërore kineze, presidenti rus deklaroi se objektivi i përbashkët i dy vendeve mbetet “mirëqenia e popullit rus dhe atij kinez”. Takimi, i cili ishte planifikuar të niste në mesditë sipas orës...