Putin mbledh urgjentisht gjeneralët/ Kaliningradi, pika më e nxehtë e përplasjes me NATO-n
Vendimi i papritur i presidentit rus për të mbledhur urgjentisht dhe me pjesëmarrje fizike Këshillin e Sigurisë për rajonin më perëndimor të vendit ka nxitur spekulime mbi përmbajtjen e raporteve tepër sekrete, në një periudhë kur enklava ruse konsiderohet një nga pikat më të ndjeshme të përplasjes me NATO-n. Vladimir Putin thirri urgjentisht anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë që të marrin pjesë personalisht në mbledhjen e zhvilluar të mërkurën, një veprim që tregon rëndësinë e situatës rreth Rajonit të Kaliningradit. Në qendër të kësaj mbledhjeje me dyer të mbyllura ishin dosjet e shënuara si “tepër sekrete”, përmbajtja e të cilave lidhet drejtpërdrejt me forcimin e mbrojtjes së rajonit. Kujtohet se Kaliningradi, i njohur historikisht si Königsberg, është një qytet-port me rëndësi strategjike dhe...
Burimi:
ntv.al