Putin e ‘rikthen’ fuqishëm në skenën politike, Schröder ende pa asnjë koment

Putin e ‘rikthen’ fuqishëm në skenën politike, Schröder ende pa asnjë koment

Zyra e ish-kancelarit gjerman Gerhard Schröder ka refuzuar të komentojë deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin, i cili e përmendi atë si një ndërmjetës të mundshëm europian në negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë. Në përgjigje të një kërkese nga agjencia gjermane e lajmeve DPA, zyra e Schröderit deklaroi se nuk do të jepte asnjë koment për këtë çështje. Ndërkohë, agjenci ndërkombëtare të lajmeve, duke cituar burime anonime nga qeveria gjermane, raportojnë se propozimi i Putinit “nuk është i besueshëm”, pasi Rusia nuk ka ndryshuar kushtet e saj për përfundimin e luftës. Sipas këtyre burimeve, një tregues i parë i besueshmërisë do të ishte zgjatja e armëpushimit 3-ditor të shpallur nga Moska gjatë kësaj fundjave. Propozimi i Putinit u bë gjatë një konference për shtyp pas...