Publikohen më në fund regjistrimet e Biden/ Ish-presidenti kishte probleme me kujtesën që në vitin 2017

Publikohen më në fund regjistrimet e Biden/ Ish-presidenti kishte probleme me kujtesën që në vitin 2017

Nga Ashley J. DiMella, FOX NEWS Regjistrimet e ish-presidentit Joe Biden nga intervistat me shkrimtarin që ka ndihmuar në përgatitjen e kujtimeve të tij – të marra gjatë hetimit të prokurorit special Robert Hur për dokumentet e klasifikuara – janë bërë publike. Pas një beteje ligjore disa-mujore nga avokatët e Biden për të bllokuar publikimin e regjistrimeve, ata e braktisën padinë e tyre dhe kërkuan pushimin e çështjes të premten, gjë që një gjykatës e pranoi të hënën. Paditësi, Mike Howell, ish-punonjës i organizatës konservatore ‘Heritage Foundation’ dhe tani pjesë e ‘Oversight Project’, kishte luftuar për më shumë se dy vjet për të marrë materialet përmes kërkesave sipas ligjit për lirinë e informacionit (FOIA). Ai argumentonte se publiku kishte interes të shihte regjistrimet dhe transkriptet...