Publikohen dokumentet sekrete mbi UFO-t pas urdhrit të Trump/ Pentagoni nxjerr mijëra video dhe foto: Tani keni akses në dosjet e deklasifikuara
Pentagoni ka publikuar ditën e sotme një seri dosjesh të deklasifikuara mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), të njohura më parë si UFO, pas një udhëzimi të dhënë nga Donald Trump në fillim të këtij viti. Dokumentet përfshijnë hetime dhe raportime të ndryshme mbi fenomene të pazakonta ajrore, të mbledhura gjatë disa dekadave. Në një postim në rrjetin social X, Pentagoni deklaroi se qytetarët amerikanë tashmë kanë akses të drejtpërdrejtë në dosjet e deklasifikuara të qeverisë federale mbi UAP-të. Sipas Departamentit të Mbrojtjes, materialet përfshijnë video, fotografi dhe dokumente origjinale nga agjenci të ndryshme amerikane, ndërsa publikime të reja do të vijojnë çdo disa javë, sapo materialet të identifikohen dhe deklasifikohen. Një pjesë e dokumenteve ishte publikuar më parë nga FBI, por versionet e reja kanë...
Burimi:
top-channel.tv