Pse vendet baltike duan që Ukraina të anëtarësohet në BE tani?
A duhet ta mirëpresë BE-ja Ukrainën sa më shpejt të jetë e mundur? Është një pyetje që deri më tani ka mbetur nën radar krahasuar me çështje të tjera: rrjedha e luftës; mbështetja e luhatshme amerikane për ushtrinë e Volodymyr Zelensky-t, shkruan në analizën e tij në Corriere Della Sera gazetari Giuseppe Sarcina. Megjithatë, në javët e fundit, çështja është bërë gjithnjë e më qendrore dhe gjithnjë e më përçarëse. Një diplomat baltik, jozyrtarisht, e përmblodhi atë në këtë mënyrë: “Deri më tani, shumë vende janë fshehur nën hijen e kryeministrit hungarez Orbán, kundërshtarit më të vendosur të anëtarësimit të Ukrainës në BE. Tani ato do të detyrohen të dalin hapur”. Dje, të enjten, më 29 maj, pati një pamje të parë të kësaj, në diskutimin joformal (të...
Burimi:
javanews.al