Protestat në Iran, 9 janari dita më e përgjakur. Qindra të vrarë në Teheran, përfshi edhe fëmijë. BBC publikon fotot e viktimave

Protestat në Iran, 9 janari dita më e përgjakur. Qindra të vrarë në Teheran, përfshi edhe fëmijë. BBC publikon fotot e viktimave

Qindra fotografi që zbulojnë fytyrat e personave të vrarë gjatë shtypjes së dhunshme të protestave antiqeveritare në Iran i janë dërguar BBC-së. Fotografitë, tregojnë fytyra të përgjakura, të enjtura dhe të mavijosura të të paktën 326 viktimave – përfshirë 18 gra. Imazhet, të shfaqura në një morg në jug të Teheranit, janë një nga mënyrat e pakta përmes të cilave familjet kanë mundur të identifikojnë të afërmit e tyre të vdekur. Shumë nga viktimat ishin aq të shpërfytyruara sa nuk mund të identifikoheshin, ndërsa 69 persona ishin etiketuar në persisht si John ose Jane Doe, duke sugjeruar se identiteti i tyre ishte i panjohur në momentin kur u bë fotografia. Vetëm 28 nga viktimat kishin etiketa me emra qartësisht të dukshëm në foto. Etiketat te...