Protesta të dhunshme në Irlandë, sulmi me thikë nga një sudanez nxjerr në rrugë qindra qytetarë. Sulmohen shtëpitë e emigrantëve

Protesta të dhunshme në Irlandë, sulmi me thikë nga një sudanez nxjerr në rrugë qindra qytetarë. Sulmohen shtëpitë e emigrantëve

Një sulm brutal me thikë në Belfast, ku një burrë rreth të 40-ave mbeti i plagosur rëndë nga një shtetas sudanez, ka shkaktuar një valë protestash dhe dhunë kundër emigrantëve në Irlandën e Veriut. Pas publikimit të pamjeve të incidentit, qindra protestues, shumë prej tyre të maskuar, dolën në rrugë dhe u përplasën dhunshëm me policinë, duke sulmuar edhe banesa ku jetonin familje emigrantësh. Po ashtu protestuesit i vunë flakën një numri makinash në të gjithë qytetin, ndërsa një autobus u përfshi nga flakët në Belfastin lindor. Disa banorë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, ndërsa disa ndërtesa u përfshinë nga flakët. Kryeministrja e Irlandës së Veriut, Michelle O’Neill, i dënoi sulmet duke i cilësuar si akte frikacake dhe të papranueshme, ndërsa më...