Protesta në Irak/ Projektligji ul moshën ligjore të martesës për vajzat nga 18 në 9 vjeç

Protesta në Irak/ Projektligji ul moshën ligjore të martesës për vajzat nga 18 në 9 vjeç

Iraku po përballet me një debat të fortë dhe protesta në rritje, pas një projektligji që, mes të tjerash, synon të ulë moshën ligjore të pëlqimit për vajzat nga 18 në 9 vjeç. Nëse miratohet, kjo shihet si një hap i madh prapa për të drejtat e grave dhe të fëmijëve, sepse nuk prek vetëm çështjen e moshës, por edhe një sërë të drejtash themelore që lidhen me martesën, divorcin, kujdestarinë e fëmijëve dhe trashëgiminë. Sipas kundërshtarëve të nismës, rreziku kryesor është rritja e martesave të hershme, një fenomen që thuhet se tashmë është i përhapur në vend, duke e bërë edhe më të brishtë pozitën e vajzave të mitura. Për shumë aktiviste, ky nuk është thjesht një ndryshim ligjor, por një legalizim i një...