Protesta në ditën e punëtorëve, tubime e përplasje me policinë në Stamboll, Torino e Athinë
Protesta dhe manifestime janë zhvilluar në mbarë botën me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, ku mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të kërkuar më shumë të drejta sociale dhe kushte më të mira pune. Në Stamboll protestat u shoqëruan me tensione mes demonstruesve dhe forcave të rendit. Policia reagoi duke iu hedhur tubuesve gaz lotësjellës dhe ujë për të mos i lejuar të arrinin në Sheshin Taksim. Edhe në Torino pati përplasje mes policisë dhe demonstruesve. Qyetetarë të shumtë u mblodhën në Athinë për të kërkuar më shumë të drejta Në Seul situata ishte më e qetë. Protestuesit u mblodhën në mënyrë paqësore ku kërkuan siguri më te madhe në punë dhe mbrojtje sociale. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv